Qeveria franceze vlerësoi sot se ende nuk ka ardhur koha për të lehtësuar masat kufizuese kundër COVID-19, pavarësisht rënies së numrit të rasteve.
Kjo do të thotë se kufizime të nxitura nga virusi, përfshirë kërkesën e diskutueshme që banorët të kenë një certifikatë vaksinimi, që u jep atyre qasje në shumë vende.
Megjithëse Franca ka parë që incidenca e saj shtatëditore të bjerë në një mesatare nën 50 raste për 100 000 banorë, ka ende rritje të lokalizuara, raporton ATSh.
Për më tepër, ka shqetësime se virusi do të përhapet më lehtë pasi të fillojnë muajt e ftohtë të vjeshtës dhe dimrit.
Personat që nuk janë të vaksinuar ende duhet të paraqesin prova të një testi negativ COVID-19 për të fituar qasje në vende të ndryshme, por ato teste nuk do të jenë më falas duke filluar nga 15 tetori, përveçse nëse personi ka një arsye mjekësore që e pengon atë të vaksinohet.