Emmanuel Macron po i bën presion Komisionit Evropian që të marrë masa kundër Superligës.
Lideri francez e kupton që duhet të ketë një korrelacion të drejtpërdrejtë midis garave vendase dhe pjesëmarrjes në kompeticionet evropiane dhe synon të bindë Komisionin Evropian që të zbatojë ligjet në mënyrë që të sigurohet kjo situatë, duke mbrojtur garat e organizuara nga UEFA, përcjell GazetaBlic Sport.
Projekti i Superligës u iniciua nga Milan, Inter, Juventus, Arsenal, Liverpool, Chelsea, Manchester City, Manchester United, Tottenham, Atlético Madrid, Barcelona dhe Real Madrid.
Spanja ishte i vetmi vend në Bashkimin Evropian që refuzoi të nënshkruante deklaratën e përbashkët të promovuar nga Macron kundër Superligës. Kujtojmë që Barcelona dhe Real Madrid janë në favor të Superligës.
/GazetaBlic Sport/