Kupa e Botës 2022

Franca humb një tjetër yll para Kupës së Botës: Deschamps detyrohet ta zëvendësojë Kimpemben me Axel Disasi

11/14/2022 11:48
nga:E K

Pas Pogba dhe Kante, Franca humbet një tjetër nga shtyllat e saj.

Presnel Kimpembe, mbrojtësi i Paris Saint-Germain, në fakt detyrohet të heqë dorë nga Kupa e Botës, përcjell GazetaBlic Sport.

Siç njoftoi Federata, vendimi është marrë mëngjesin e sotëm, pas konsultimit me stafin mjekësor dhe trajnerin, Deschamps.

Në vend të tij ftohet Axel Disasi i Monacos.

/GazetaBlic Sport/