Sporti

Franca fiton finalen e Ligës së Kombeve, fiton me përmbysje ndaj Spanjës

10/10/2021 22:39
nga:E K

Franca ka fituar finalen e Ligës së Kombeve ndaj Spanjës me rezultat 1-2.

Ishte Spanja e cila fillimisht kaloi në epërsi me golin e Oyrazabal në minutën e 64’të të takimit, shkruan GazetaBlic Sport.

Vetëm pas një minute më Benzema realizoi një supergol nga distanca për të barazuar shifrat në 1-1.

Golin e fitores për francezët e realizoi, Kylian Mbappe në minutën e 80’të të takimit.

/GazetaBlic Sport/