Dy nga tre ushtarë francezë janë të plagosur në Liban gjatë sulmit që i mori jetën një tjetër ushtari francez. Dy të lënduarit ndodhen në gjendje të rëndë, kjo sipas Ministrisë së Jashtme franceze.
Sipas deklaratës së cituar nga zëdhënësi i ministrisë, sulmi ndaj trupave franceze të vendosura në kuadër të Forcës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Liban (UNIFIL) la të vrarë rreshterin Florian Montorio dhe plagosi tre ushtarë të tjerë, dy prej të cilëve rëndë.
Pak më parë, presidenti francez Emmanuel Macron është shprehur se: “Të gjitha indikacionet sugjerojnë se Hezbollahu është përgjegjës për këtë sulm. Franca kërkon që autoritetet libaneze të arrestojnë menjëherë personat përgjegjës dhe të marrin përgjegjësinë së bashku me UNIFIL-in”.


