Lajme

Franca bën thirrje që marrëveshja e armëpushimit Izrael-Hamas të hyjë në fuqi

11/23/2023 14:48
nga:N K

Një zëdhënëse e ministrisë së Jashtme franceze tha se marrëveshja e armëpushimit Izrael-Hamas duhet të vazhdojë “pa vonesa të mëtejshme”.

Anne-Claire Lezhandre tha se qeveria franceze po kërkonte gjithashtu “lirimin e menjëhershëm të të gjithë pengjeve”, raporton Aljazeera.

“Ne bëjmë thirrje që kushtet e kësaj marrëveshjeje të respektohen plotësisht”, shtoi ajo.