Lajme

Franca ashpërson masat, certifikatë shëndetësore për të hyrë në bare e restorante

08/09/2021 18:40
nga:M K

Rituali i mëngjesit Francë, një kafe dhe kroasant, u bë edhe më i ndërlikuar nga kjo e hënë, ndërsa qytetarëve iu duhet të tregojnë provën e vaksinimit apo të një testi negativ para se të sigurojnë një karrige në kafenenë e preferuar.

Certifikata shëndetësore duhet të tregohet për të ngrënë në restorant, për të konsumuar një pije në bar, për të marrë trajtimin e nevojshëm në spital, apo për të udhëtuar me tren. Rregullat e reja janë pjesë e përpjekjeve të qeverisë për të frenuar valën e katërt të infektimeve.

Olivier: Është kusht i domosdoshëm për ne në mënyrë që të udhëtojmë me tren për të shkuar me pushime.

Presidenti Emanuel Macron prezantoi rregulloren e re muajin e kaluar, me një mesazh të qartë: Vaksinohuni. Numri i qytetarëvë që kërkuan të imunizohen u rrit ndjeshëm, ndërsa francezet u përballën me mundësinë e privimit nga kënaqësi të ndryshme, por nxiti gjithashtu një valë protestash në vend, një sërë lokalesh i shpërfillën rregullat e reja, por të tjerë thanë se u kishin mohuar hyrjen disa klientëve.

Romain Dicrescenzo, menaxher: Që në orët e para të mëngjesit refuzuam dhjetëra klientë për fat të keq, ose sepse nuk kishin certifikate, ose se nuk ishin të vaksinuar.

Pronarët e lokaleve përballen me mundësinë e mbylljes 7 ditore të biznesit në shkeljen e dytë, e madje edhe të dënimit me burg, nëse do të vazhdojnë të shpërfillin rregullin. Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë tregojnë se 9 nga 10 pacientë në terapi intensive në muajin korrik ishin te pavaksinuar.

Certifikata shëndetësore kërkohet edhe në shtete të tjera europiane përfshirë Italinë.