Federata e Futbollit të Kosovës e ka zyrtarizuar trajnerin e ri.
Në një konferencë për shtyp, Alain Giresse është prezantuar në krye të skuadrës tonë, shkruan GazetaBlic Sport.
Giresse, në karrierën e tij ka drejtuar ekipe të ndryshme në nivel kombëtar.
Gjeorgjia, Gaboni, Mali, Senegali dhe së fundi edhe Tunisia janë ekipet kombëtare në të cilat ai ka ndërtuar karrierë dhe ka fituar përvojë.
Trajneri ka kontratë deri në nëntor të vitit 2023.
/GazetaBlic Sport/

