Ka përfunduar pjesa e parë e derbit mes Manchester Cityt dhe Chelseas.
Rezultati pas 45 minutave të parë është 0 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.
Ishte një pjesë e parë e dominuar nga skuadra e Pep Guardiolas, me “Londinezët” që nuk lanë gjurmë.
Jack Grealish kishte një rast të artë për Manchester Cityn, por Kepa Arrizabalaga ishte vigjilent dhe ia mohoi golin me një pritje të bukur.
Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në pjesën e dytë.
/GazetaBlic Sport/


