Në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës gjatë ditës është bërë shpërnadarja e stemave të FIFA-s, për gjyqtarët kosovarë.
Gjyqtari më i ri që është bërë me stëm të FIFA-s është Granit Hyseni.
Hyseni i cili me referim merret që nga mosha 17 vjeçare, njihet si një nga gjyqtarët anësor më prespektiv në vend.
Ai qysh nga viti 2017 është bëerë pjesë e Superligës e deri më tani ka ndarë drejtësinë në dhjetra ndeshje, prej të cilave shumica kanë qenë edhe ndeshje derbi.
Kariera 12-vjeçare e Hysenit në referim është përshkruar me shumë mund e sakrificë, mirëpo në fund është arritur ajo që gjyqtari nga Prishtina ka pasur synim.
Graniti edhe në kohën kur nuk ishte pajisur me stemën e FIFA-s, kishe referuar në ndeshje ndërkombëtare.
Përpos në referim, Graniti është edhe pjesë e Policisë së Kosovës që nga viti i kaluar duke treguar edhe aty aftësitë e veta në ndarjen e drejtësisë.


