Lajme

Fourth Wave në Skënderaj: ‘A u ni në Drenicë pushka veç për burra a edhe për gra?’

03/08/2024 17:01
nga:Y I

Organizata joqeveritare Fourth Wave në kuadër të festës së 8-marsit ka vendosur një çarçaf në Skënderaj me mbishkrimin “A u ni në Drenicë pushka veç për burra a edhe për gra?”

Nga Fourth Wave thuhet se kjo është një thirrje për reflektim mbi luftën e vazhdueshme për barazi gjinore dhe mbrojtjen e jetës së grave.

“Drenica, një rajon emblematik i luftës së Kosovës për liri dhe pavarësi, simbolizon sakrificat e bëra të popullit të Kosovës për vetëvendosje. Pikërisht këtu, janë themelet e rezistencës për çlirimin e Kosovës.Megjithatë, teksa shënojmë 25 vjet nga ato kohë të trazuara, gjurmët e dhunës janë ende të mëdha, ndonëse në një formë tjetër. Sot, gratë në Kosovë përballen me një armik të ri: dhunën me bazë gjinore. Pavarësisht sakrificave të bëra gjatë luftës, gratë vazhdojnë të jenë viktima të dhunës me bazë gjinore, shpesh nga duart e partnerëve të tyre. Ky realitet i zymtë na ballafaqon me një të vërtetë të madhe: nëse pushka në Drenicë u ni për liri, barazi dhe pavarësi, atëherë u ni edhe për gratë, por aq sa për burra” thuhet në reagimin e tyre raporton ‘Gazeta Blic’.

Në reagimin e tyre thuhet se lufta për barazi gjinore nuk është një betejë e së shkuarës; është një luftë e vazhdueshme që kërkon vëmendjen dhe veprimin tonë sot.

Postimi i plotë sensibilizues: