Tashmë sezoni veror ka mbaruar, e thuajse të gjithë kanë nisur punën. Por postimet seksi nga pushimet vijojnë ende në rrjetet sociale, sidomos nga personazhet e njohur të ekranit.
Aktorja e njohur, Arta Elezaj, ka publikuar së fundmi disa imazhe në “Instagram” ku shfaqet mjaft joshëse. Teksa është e veshur me një veshje mjaft provokuese, ajo zbulon se këto janë fotot e fundit nga pushimet verore.
E brenda pak orësh, pozat e saj kanë marrë mijëra pëlqime dhe qindra komente, ku e komplimentojnë për bukurinë dhe për linjat trupore.



