Lajme

Fotoja që po shpërndahet nuk është e protestave në Austri, por është bërë para 30 vjetëve në një koncert

11/21/2021 19:41
nga:Gazeta Blic

Një foto që po shpërndahet nëpër faqe të ndryshme nëpër rrjete sociale se gjoja është e një protestë kundër masave ndaj Covidit në Austri nuk qëndron si e vërtetë.

Në fakt ajo është bërë para 30 vjetëve në Moskë në një koncert.

Në koncert ka performuar grupi i njohur i rock-ut, Metallica.

Austria ka prezantuar masa të reja anti-Covid, ku ndër to është edhe izolimi i njerëzve që nuk kanë marrë vaksinën kundër këtij virusi. Kjo ka ngjallur protesta gjithsesi, pasi në kryeqytetin e Austrisë, Vjenën, ka pasur protesta nga një numër i madh i njerëzve të cilat i cilësojnë këto masa si anti-njerëzore.

Duke fishkëllyer, duke u rënë borive dhe duke u përplasur daulleve, turmat u derdhën në Sheshin e Heronjve përpara Hofburgut, ish-pallatit perandorak në qendër të Vjenës, në orët e hershme të pasdites, një nga disa vende të protestës.

Shumë demonstrues valëvitnin flamuj austriak dhe mbanin pankarta me slogane si “jo vaksinimit”, “mjaft më” ose “poshtë diktatura fashiste”.