Lajme

Fotoja që bëri xhiron e botës: Pse mbretëresha u ul vetëm në varrimin e Princit Philip?!

04/17/2021 19:25
nga:Y I

Familja mbretërore iu përmbajt rigorozisht rregullave të Mbretërisë së Bashkuar kundër Covid-19 gjatë varrimit të Princit Philip.

Kështu Mbretëresha u ul e vetme në kishë.

Të gjithë mysafirët që nuk ishin anëtarë të së njëjtës familje iu kërkua të uleshin rreth 2 metra larg.

Duka i Sussex dhe Duka i Kembrixhit u ulën përballë njëri-tjetrit.

Vetëm 30 njerëz ishin pjesë e ceremonisë. Fotoja e mbretëreshës u shpërnda në të gjitha mediat e botës.

Për 73 vjet ajo ishte e martuar me princin Philip dhe lamtumira e sotme nuk qe aspak e lehtë për të./L.F-dritare.net

Ndërroi jetë disa ditë më parë në moshën 99-vjeçare, përcillet në banesën e fundit Princi Filip