Kryetari i ri i Skenderajt, Sami Lushatku, ka sqaruar fotografinë me zyrtarin e LDK-së, Blerim Kuqin.
Ai ka bërë me dije se është takuar rastësisht dhe nuk kanë folur për politikë.
“Për besë jemi takuar me një vend në Prishtinë rastësisht, e kemi pirë një kafe, jemi miq që një kohë të gjatë. Bile as që kemi diskutuar për çështje politike, tash u bo pak edhe zor me qëndru më dikon. Por, kjo është puna e gazetarëve që ju keni drejtë me pyet dhe asgjë nuk prish ndonjë punë, por e vërteta është kjo’’ ka thënë Lushtaku për Indeksonline.


