Lajme

Fotografi të reja nga vizita e Kurtit te të lënduarit e aksidentit në Kroaci

07/26/2021 09:06
nga:Genita C

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ai i Kroacisë Andrej Plenkoviq vizituan të dielën të plagosurit në Spitalin e Përgjithshëm të Slavonski Brod.

Pas kësaj, ata u drejtuan për në Pansionin Antonio, ku u vendosën 14 të mbijetuar dhe të padëmtuar nga aksidenti i tmerrshëm i trafikut që ndodhi mëngjesin e djeshëm, transmeton Klankosova.tv.

Sbonline raporton se  Kurti do të qëndrojë edhe sot në Slavonski Brod dhe do të jetë me të plagosurit dhe familjet e tyre.

Në aksidentin tragjik me autobusin me targa nga Kosova që po udhëtonte në linjën Frankfurt-Prishtinë vdiqën 10 persona.