Ish-senatori amerikan, Bob Dole, ka vdekur sot derisa ishte në gjumë. I ndjeri miqësinë me shqiptarët e kishte të kamotshme.
Kjo dëshmohet edhe në një fotografi me ngjyra bardhë e zi ku është i pranishëm Dole dhe ka në duar flamurin kuq e zi.
Fotografia u publikua nga redaktori i gazetës shqiptare në New York “Illyria”,Ruben Avxhiu, në rrjetin social Twitter.
Avxhiu ka shkruar “U prehsh në paqe, ju jeni një patriot i mrekullueshëm amerikan”.
“Shqiptaro-amerikanët nuk do t’iu harrojnë kurrë juve. Njerëzit e Kosovës nuk do t’iu harrojnë kurrë”.