Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka bërë një sqarim shtesë, për fotografinë e cila po qarkullon në internet, në të cilën shihet i shoqëruar nga tashmë i dyshuari që tentoi atentat ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe disa figurave të tjera.
Selmanaj u shpreh në Klan Kosova, se është i gatshëm në çfarëdo rrethane kushdo që vlerëson se mund të ndihmojë, me këto çka i ka thënë.
”Nuk mund të them se jam viktimë e këtyre situatave”.
”Por, si politikanë, fotografi të tilla, darka të tilla me njerëz që edhe nuk i njohim, na ndodhin shpesh”.
”Asnjëherë nuk ndodhë që unë kur të ulem në ndonjë tavolinë t’ju them: ‘M’fal ju lutem nxirrni letërnjoftimat njëherë, për t’ju identifikuar kush jeni ju’. Këtë nuk e bëj”.
”Unë kam qenë mysafir i rastit, dhe jam shumë i bindur që pagesën e ka bërë miku im i cili na ftoi atë natë”, tha Selmanaj.


