Lajme

Foto e rrallë: Helikopteri britanik Chinook duke u ulur në urë teksa Gurkhat hynin në Kosovë në vitin ’99

10/10/2026 15:17
nga:Mergim Rreci

Baza e Forcave Ajrore Mbretërore Odiham (RAF Odiham) e Mbretërisë së Bashkuar ka publikuar një fotografi të rrallë të helikopterëve britanikë që sollën përforcime në Kosovë në vitin 1999.

“Helikopterët Chinook, që sjellin përforcime, ulen në një urë të ruajtur nga ushtarët Gurkha gjatë avancimit të trupave britanike drejt Kosovës, më 13 qershor 1999, thuhet në përshkrimin krahas fotos.

Ushtarët Gurkha janë luftëtarë elitarë nga Nepali, të cilët kanë shërbyer në radhët e ushtrisë britanike për më shumë se 200 vjet. Ushtarët britanikë Gurkha kanë luajtur një rol të rëndësishëm në ruajtjen e paqes, sigurisë dhe si rezervë strategjike në Kosovë, në kuadër të KFOR, që nga fillimi i luftës në vitin 1999.

Një pilot i helikpterëve ka komentuar në këtë postim, duke e kujtuar atë ditë.

“Isha i pari që zbarkova në atë urë me helikopter. Pasi fluturuam përtej saj dhe konstatuam se pika e caktuar për zbarkim nuk ishte e përshtatshme, u kthyem te ura, pasi ajo ishte vendi më i afërt dhe i përshtatshëm për ulje. Gjatë ditës së nesërme, ajo u bë një pikë mjaft e frekuentuar”.

DATE 130699 IMAGE: Neg
Photographer: Capt Jim Gallagher
Location: 10 km into Kosovo.
RAF Chinooks bringing reinforcements land on a bridge guarded by Gurkahs during the British advance into Kosovo.
G3 MEDIA OPS
HQ LAND COMMAND
WILTON
SALISBURY
SP2 OAG
Tel 01722 43 3622
Fax 01722 43 3677