Lajme

Foshnja vdes gjatë lindjes, vjehrri fajëson mjekët

3 vite më parë
nga:Q R

Të shtunën në Gjakovë një person ka raportuar në polici ku ka pohuar që nusja e djalit të tij e ka humbur fëmijën gjatë lindjes si pasojë e trajtimit jo të mirë mjekësor.

Ndërkaq prokurori ka kërkuar që trupi i pajetë i foshnjes të dërgohet në Instituitin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se si pasojë e trajtimit jo te mirë mjekësorë, nusja e djalit të tij gjatë lindjes kishte humbur foshnjën e saj”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

“Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i foshnjës është dërguar në IML për obduksion”.