Lajme

Foshnja e vdekur futet në lavatriçe, Prokuroria e Pejës nis hetimet

12/21/2022 20:30
nga:G B

Një foshnje e vdekur dyshohet se është futur në lavatriçe.

Rasti ka ndodhur gjatë javës së kaluar në Klinikën e Gjinekologjisë në Spitalin e Pejës.

Lidhur me rastin është deklaruar Prokuroria Themelore e Pejës.

Zëdhënësi Shkodran Nikçi, tha se rasti është në fazën e hetimit.

“Rasti ka ndodhur javën e kaluar. Prokurori i krimeve të rënda ka dal në vendin e ngjarjes, rasti është në fazën e hetimit. Po i presim edhe raportet nga Inspektorati Shëndetësor”, tha Nikçi.

Nikçi tha se prokurorja e rastit ka takuar sot prindin e foshnjës së vdekur për të marrë detaje të tjera lidhur me rastin.