Sporti

Formula 1: Verstappen “mbret” në Austri, shkëputet sërish nga Hamilton

06/27/2021 17:05
nga:Lorik J

Max Verstappen, me makinën e tij Red Bull, është “Zot” në Çmimin e Madh të Austrisë, pas 71 xhirosh.

Belgu ka fituar 3 nga garat e fundit dhe renditet i pari në renditjen e përgjithshme, me 18 pikë më shumë se Lewis Hamilton, i cili e mbylli në vendin e dytë sot.

Podiumi mbyllet nga Valttery Bottas i Mercedes, kurse pas tij e mbylli Sergio Perez i Red Bull. Lando Norris vazhdon të renditet në zonën e pikëve dhe sot u rendit në vendin e pestë, para dy makinave Ferrari.

Carlos Sainz doli i gjashti, kurse Charsel Leclerc i shtati. Në zonën e pikëve, në vendin e nëntë, ishte edhe ish-kampioni i botës, Fernando Alonso, me Alpine.

/ abcnews.al