Lajme

Formula 1 – Grnad Prix Italia! Çmimi i madh i Italisë në Formula 1,Ekskluzivisht në Art Motion!

04/16/2021 10:20
nga:Gazeta Blic

Raundi i dytë në Formula 1 do të rikthehet pas tre javësh nga gara e parë e zhvilluar në Bahrein. Kësaj rradhe, mikëpritse e 20 pilotëve më të mirë në botë do të jetë Çmimi i Madh i Imolas në Itali, pistë që është rikthyer për vitin e dytë rresht.

Kualifikimet në Imola do të fillojnë nga ora 14:00, drejtpërdrejt në Art Sport 3 ndërsa gara e Grand Prix të Italisë do të filloj të dielën në orën 15:00, ekskluzivisht në kanalin Prime.

Lewis Hamilton ishte fituesi i parë i vitit 2021 duke triumfuar pas një strategjie të mirë nga Mercedesi në krye me Toto Ëolf. Por, përkundër kësaj ky sezon duket se Red Bulli është në një tjetër dimension dhe do ja bëj punën edhe më të vështirë dyshes Hamilton – Bottas. Max Verstappen do kërkojë fitoren e parë ndërsa Sergio Perez do ti qëndroj përkrah shokut të tij të skuadrës.


14:00 KUALIFIKIMET – E SHTUNË ART SPORT 3
15:00 GARA – E DIEL PRIME

(Artikull i sponsorizuar)