Lajme

Formohet Komisioni për Verifikimin e Mandatave në Kuvendin e Kosovës, 15 minuta pauzë

04/15/2025 11:17
nga:Mergim Rreci

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ka nisur, pas një ore vonesë.

Seanca po kryesohet nga Avni Dehari – deputeti më i vjetër në moshë -, së bashku me deputeten Sala Jashari, që është deputetja më e re në moshë e legjislaturës së nëntë.

Tashmë është themeluar Komisioni për Verifikimin e Mandateve, ky komision udhëhiqet nga LVV-ja, partia fituese e zgjedhjeve.

Formimi i këtij komisioni është pika e parë e rendit të ditës të seancës konstituive të Kuvendit.

Në sallë janë të pranishëm 119 deputetë, të cilët votuan për krijimin e këtij komisioni të përkohshëm.