Lajme

Formohet komisioni për verifikim të mandateve

02/11/2026 17:43
nga:Sh R

Kuvendi ka emëruar Komisionin e përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe mandateve të deputetëve, me 118 vota pro, raporton GazetaBlic.

Nga VV-ja anëtar është deputeti Adnan Rrustemi, Përparim Gruda nga PDK, nga LDK deputeti Armend Zemaj, nga Lista Serbe Sergjan Popoviq, nga AAK-ja deputetja Albana Bytyqi, dhe deputete nga partitë jo shumicë.

Pas kësaj Kuvendi ka shkuar në pauzë 15 minutëshe.