Lajme

Formohet komisioni ekzekutiv për shëndetësi, udhëhiqet nga Kurti

09/14/2022 12:05
nga:Y I

Qeveria e Kosovës ka miratuar të mërkurën formimin e komisionit ekzekutiv për shëndetësi.

Kurti ka thënë gjatë mbledhjes së Qeverisë se komisionin do ta udhëheq ai, dhe se takimi i parë do të mbahet pasditen e së mërkurës.

“Si kryeministër propozoj që të themelohet komisioni ekzekutiv për shëndetësi. Ky komision ka këto përgjegjësi: e para të bëjë analizën dhe ndarjen bashkëpunimit publiko privat. Reformimin e SHSKUK-së përmes fuqizimit të QKUK-së dhe spitaleve rajonale, zhvillimin e sektorit publik të shëndetësisë, themelimin e spitalit rajonal të Prishtinës”, ka thënë ai.

Qeveria merr vendim që të lejohet eksporti i miellit, vajit dhe sheqerit