Lajme

‘Formimi i Qeverisë së re’, Kelmendi- Nëse edhe subjekti i dytë s’i siguron 61 vota, shkohet sërish në zgjedhje!

03/04/2025 19:01
nga:Y I

Nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, KQZ, kanë konfirmuar se nesër pritet të përfundojë plotësisht procesi i numërimit të votave.

Kështu ka njoftuar më herët zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Pas përmbylljes së procesit të numërimit të votave me postë, hulumtuesi në KDI Eugen Cakolli tha se shpërndarja e mandateve është bërë e qartë dhe nuk priten ndryshime.

Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) do të marrë 48 mandate, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) 24, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) 20, dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) 8 mandate.

Por si dhe kur pritet të formohet Qeveria e re?

Pr.dr i shkencave juridike, Muhamet Kelmendi, në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic” shpjegoi procedurën se si do të fomohet Qeveria.

Kelmendi tha se çështja e formimit te Qeverisë është e përcaktuar qartë me Kushtetutë, subjekti që ka dal në zgjedhje i pari e merr mandatin për të formuar Qeverinë.

Ai potencoi se nëse ky subjekt nuk arrin t’i  siguroj 61 vota atëherë e drejta i takon subjektit të dytë.

“Qeveria ndërtohet mbi bazen e rrezultateve të zgjedhjeve. Çështja e formimit te Qeverisë është e përcaktuar qartë me Kushtetutë, subjekti që ka dal në zgjedhje i pari e merr mandatin për të formuar Qeverinë. Ky subjekt kërkohet që të dërgon mandatarin tek Presidenti/ia. Ky kjo e dekreten dhe nga ky qast rrjedhë afati kushtetues prej 15 ditëve. Nëse ky subjekt si VV nuk arrin t’i siguroj votat prej 61 deputeteve si te domosdoshme ngarkohet nga Presidenti/ja kandidati tjetër i cili mund t’a bejë Qeverinë.Kjo bëhet nga Presidenti/ia brenda 10 diteve.Edhe ky i ka 15 dite per t’i siguruar 61 vota ne Kuvend për ndërtimin e Qeverisë” tha Kelmendi për “Gazeta Blic”.

Sipas Kelmendit nëse edhe subjekti i dytë dështon t’i sigurojë votat e nevojshme, shkohet në zgjedhje të reja.

“Nëse as tash nuk ka vota të mjaftueshne shkohet në zgjedhje të reja parlamentare. I takon VV-së në rundin e parë të kujdeset për shumicën e votave prej 61 deputeteve në Kuvend” tha Kelmendi në një intervistë për “Gazeta Blic”.

Muhamet Kelmendi- Profesor i shkencave juridike!

Nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve kanë konfirmuar se në ora 16:00 është përmbyllur numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë jashtë Kosovës.

“Të martën, më 4 mars, në orën 16:00, në këtë qendër janë numëruar 187 kutitë e votimit në të cilat ishin të ndara fletëvotimet nga komuna të ndryshme të cilat i takojnë votuesit e regjistruar për votim nga jashtë vendit. Procesi i numërimit është transparent dhe po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar” thuhet në njoftimin e KQZ-së raporton “Gazeta Blic”.

Nga KQZ kanë njoftuar se aktualisht në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar procesi i numërimit të votave nga votimit me kusht i zhvilluar në 56 komuna të ndryshme të Republikës së Kosovës.

/Gazeta Blic/

 

KQZ-ja pret që numërimi i votave të përfundojë të mërkurën

Cakolli parashikon: Mandatet janë të qarta, votat me kusht nuk do do të sjellin asnjë ndryshim

 

Njofton KQZ: Ka përfunduar numërimi i votave me postë, vazhdon numërimi i votave me kusht