Lajme

Formimi i Qeverisë dhe posti i kryeparlamentarit, Limaj: Nuk kam marrëveshje me askënd

10 ditë më parë
nga:G B

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka thënë se nuk ka marrëveshje me askënd për formimin e qeverisë, raporton Gazeta Blic.

Ai dha të njëjtën përgjigje edhe kur u pyet nëse do të jetë kandidat për kryetar Kuvendi.

“Rikthimi i Nismës në parlament, ka qenë zë i munguar. Siguroj qytetarët dhe votuesit tanë që ne do të punojmë fort në shërbim të vendit. Do të kemi iniciativa ligjore, do të tregojmë shkallë të lartë të pjekurisë sonë politike, do të mundohemi që parlamenti të freskohet me ide. E gatshme për interesa nacionale, dimë të dallojmë dëshirat, ambiciet personale me aktivitetin politik, me marrëveshjet, me takimet, me nevojat e përbashkëta. Në fund të fundit ky është funksioni i parlamentit”, tha ai.

Limaj theksoi se do ta luajnë rolin e tyre në krijimin në krijimin e institucioneve.

“Jemi dëshmitarë që gjërat kanë ndryshuar, bota po ndryshon, rajoni ka ndryshuar. Kosovën e presin shumë sfida, më shumë se kurrë Kosova ka nevojë për dinamizim të politikës së jashtme, të bashkëpunimit me miqtë. Presim që qeveria të krijohet sipas afateve kushtetuese, do të luajmë rolin tonë në krijimin e institucioneve. Këtu përfundon detyra jonë kushtetuese”, shtoi kreu i Nismës.

Kreu i Nismës deklaroi se s’ka marrëveshje me askënd deri tani.

“Nisma s’ka marrëveshje me askënd deri më sot. Nisma do të punojë fort në krijimin e këtyre institucioneve, Kosova mos të shkojë në një krizë parlamentare. Do të çohemi nesër. Nesër i keni sigurisht zhvillimet, dhe do të keni përgjigje. Nuk e di çka ka ndodhur, unë nuk kam pranuar asnjë shkresë nga askush. Kushdo që ofrohet ne jemi të gatshëm të bisedojmë”, deklaroi Limaj./Gazeta Blic/