Ministria e Drejtësisë ka formalizuar grupin punues për hartimin e koncept dokumentit për themelimin e Institutit për krimet të kryera gjatë luftës në Kosovë.
Pjesë e këtij grupi punues do të jetë shoqëria civile, ekspert vendor, konsulent dhe qytetarë.
Kështu ka bërë të ditur ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila përmes një postimi në Facebook, ka ftuar qytetarët që posedojnë dokumente të dërgojnë në adresën e tyre.
“Sapo formalizuam grupin punues për hartimin e koncept dokumentit për themelimin e Institutit për krimet të kryera gjatë luftës në Kosovë. Pjesë e grupit punues përveç zyrtarëve përkatës të politikave dhe përfaqësuesve politik, do të jenë edhe përfaqësues të shoqërisë civile, ekspertë vendor, konsulentë e qytetarë të cilët vullnetarisht kanë dokumentuar krimet e luftës gjatë këtyre 20 viteve të fundit. Ministria e Drejtësisë mbetet e hapur për bashkëpunim dhe konsultim me të gjithë ata të cilët mund dhe duan të kontribuojnë në këtë proces”, shkruan Haxhiu.
Ajo fton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, organizatat dhe të tjerët të cilët posedojnë dokumente, dëshmi të krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, hulumtime të cilat i kanë kryer dhe i konsiderojnë relevante të na i dërgojnë ato në këtë email adresë [email protected].
LEXO EDHE:
Hashim Thaçi kërkon për avokat njeriun që mbrojti Gotovinën, tërhiqet Hooper