Sporti

Formacioni zyrtar i Shkupit për ndeshjen ndaj Lincoln

07/12/2022 17:14
nga:E K

Nga ora 18:00, Shkupi do të përballet me Linkolnin në ndeshjen e dytë të xhiros së parë eliminatore në Ligën e Kampionëve. Para kësaj sfide trajneri Goce Sedlloski ka bërë të ditur futbollistët që do ta nisin këtë sfidë.

Për dallim nga ndeshja e parë e luajtur në Shkup, në formacion startues për sot do të jetë edhe përforcimi i ri Xhelil Abdulla dhe Zkatkov.

Shkupi: Naumovski, Bërdarovski, Senjor, Sheji, Abdulla, Alvarez, Zkatkov, Kueven, Adetunxhi, Danfa dhe Renaldo.