Kosova do të përballet sot me Suedinë në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës “Katar 2022”.
“Dardanët” do ballafaqohen në udhëtim me Suedinë në Solna në stadiumin “Friends Arena” me fillim nga ora 18:00, shkruan GazetaBlic Sport.
Suedia dhe Kosova ndodhen në grupin B të kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës, dhe aktualisht kundërshtari i Kosovës, Suedia gjendet në pozitën e dytë në tabelë më 9 pikë pas Spanjës e cila ka 13 pikë por ka dy ndeshje më shumë të zhvilluara. Në anën tjetër Kosova pas pesë ndeshjesh të luajtura ka grumbulluar 4 pikë me një fitore një barazim dhe tri humbje.
Para takimit është publikuar formacioni zyrtar i Kosovës.
Ja 11’shja startuese:



