Kosova sonte luan ndaj Guineas.
“Dardanët” do rë përballen me Guinean sot me fillim nga ora 16:00 në kuadër të ndeshjeve miqësore. Ky ballafaqim do të zhvillohet në Antalya të Turqisë, përcjell GazetaBlic Sport.
Kosova hyn në këtë duel pas dy fitoreve radhazi, ndaj San Marinos (4:1) dhe ndaj Maltës (2:1).
Ndërkohë, Guinea vjen nga një barazim ndaj kombëtares së Turqisë, 0-0.
Ky është formacioni zyrtar i kombëtares së Kosovës.
Formacioni startues i Kosovës: Bekaj, Domgjoni, Jashanica, Thaqi, Bajselmani, Rrudhani, Broja, Loshaj, Topalli, Hoxha, Daku.


