Barcelona e mposhti Gironën me rezultatin 4-1, kur të dyja ekipet u përballën me njëra-tjetrën në ndeshjen e parë në Camp Nou.
Barcelona sot vjen pas një humbjeje 4-0 ndaj Atletico Madridit në Kupën e Mbretit.
Katalanasit duhet ta mposhtin Gironën për t’u ngjitur në krye të La Ligës, duke e tejkaluar Real Madridin me një pikë diferencë.
Barca dhe Girona ballafaqohen nga ora 21:00.
Ja formacioni i Barçës:
Barcelona XI: Garcia; Martin, Eric, Cubarsi, Kounde; Frenkie, Fermin, Olmo; Raphinha, Ferran, Lamine


