Shqipëria luan nesër me Poloninë në “Air Albania”, duke nisur nga 20:45. Sfida kualifikuese e xhirros së tetë për grupin I është deçizve për Kombëtaren kuqezi, teksa është cilësuar si një finale për objetivin që është vendi I dytë në grup.
Tanimë gjithë vëmendja është te trajneri Reja dhe formacioni që ai do hedhë në fushë. Ndryshe nga ndeshja e shkuar me Hungarinë, Gjimshiti dhe Çekiçi janë jashtë. Mbrojtësi vuan një dëmtim në krah, që do e mbajë jashtë për afro një muaj, ndërsa pogradecari është i pezulluar për shkak të kartonave. Bajrami dhe Veseli shihen si zëvendësuaes të tyre.
Formacioni i mundshëm:
Shqipëria (3-5-2): Berisha, Hysaj, Ismajli, Kumbulla, Veseli, Trashi, Bare, Gjasula, Bajrami, Uzuni, Cikalleshi


