Sporti

Formacioni me yjet që mbeten jashtë Kupës së Botës, ky është ekipi i frikshëm që mund të krijohet

04/01/2022 11:05
nga:E K

Tashmë janë mësuar emrat e pothuajse të gjithë pjesmarrësve të Kupës së Botës.

29 nga 32 ekipe tashmë kanë siguruar biletën për kompeticionin më të madh të futbollit ndërkombëtar, kurse sot nga ora 18:00 do të mësohen edhe grupet për “Katar 2022“, shkruan GazetaBlic Sport.

Në këtë garë do të mungojnë emra të mëdhenjë të futbollit botëror, të cilët nuk kanë arritur që me kombëtaret e tyre të kualifikohen për Kampionatin Botëror.

Ky është formacioni që mund të krijohet me yjet që do të mungojnë në “Katar 2022”.

Formacioni i yjeve që mungojnë: Gianluigi Donnarumma; Milan Skriniar, Giorgio Chiellini, David Alaba; Marco Verratti, Franck Kessie, Luis Diaz, Riyad Mahrez; Mohamed Salah, Erling Haaland, Pierre-Emerick Aubameyang.

/GazetaBlic Sport.