Sporti

Formacioni i mundshëm i Kosovës për ndeshjen ndaj Gjeorgjisë

10/12/2021 16:19
nga:E K

Kosova do të përballet sot me Gjeorgjinë në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës.

Kosova hyn në këtë ndeshje pas disfatës nga Suedia në “Friends Arena” me rezultat 3-0, shkruan GazetaBlic Sport.

Kosova tani ka humbur gjasat për një kualifikim të mundshëm në Kupën e Botës dhe ndeshjet e mbetura do të jenë të vlefshme për të siguruar të paktën vendin e 3’të në tabelë.

Para ndeshjes me Gjeorgjinë, është publikuar formacioni i mundshëm i Kosovës.

Ja 11’shja e mundshme:

Kosova: Muric, Vojvoda, Rrahmani, Fazliji, Aliti; Dresevic, Loshaj, Celina; Rashica, Rashani, Muriqi.

/GazetaBlic Sport/