Sporti

Formacioni i çerekfinaleve në UEFA Champions, vetëm një lojtar i Real Madridit

04/18/2024 09:14
nga:E K

Me dy ndeshjet e fundit mbrëmë është mbyllur edhe faza çerekfinale në UEFA Champions League dhe tashmë dihen edhe çiftet gjysmëfinaliste.

SofaScore, faqja e njohur e statistikave ka publikuar formacionin e kësaj jave në Ligën e Kampionëve. Dhe në këtë 11-she është vetëm një lojtar i Real Madridit.

Edhe pse Real Madrid u kualifikua në gjysmëfinale, vetëm portiere Lunin ka zënë vendin në 11-she.

Shumica e lojtarëve në këtë foramcion janë të Manchester Cityt, PSG-së, Dortmundit dhe Bayern Munich.

Kujtojmë që gjysmëfinalet do të zhvillohet mes Real Madridit – Bayern Munich dhe Dortmundit me PSG-në.

/GazetaBlic Sport/