Sporti

Formacionet zyrtare të derbit anglez, Liverpool – Chelsea

08/28/2021 17:31
nga:E K

Liverpool do t’a presë sot në Anfield,  skuadrën e Chelseat në ndeshjen e vlefshme të xhiros së tretë të Premierligës.

Të dy skuadrat kanë patur një start të mrekullueshëm të sezonit të ri duke arkëtuar 6 pikë në dy ndeshjet e para të sezonit, shkruan GazetaBlic Sport.

Skuadrat e dy trajnerëve gjerman, Klopp dhe Tuchel kanë shënuar nga 5 gola dhe nuk kanë pësuar ende asnjë.

Ndeshja fillon nga ora 18:30.

Para ndeshjes janë publikuar formacionet zyrtare.

Ja 11’shet që do të zbresin në fushë:

 

 

/GazetaBlic Sport/