Sporti

Formacionet zyrtare: Milan – Empoli

04/07/2023 19:58
nga:E K

Serie A vjen sot me tre ndeshje shumë interesante.

Në fushë do të zbresin tre skuadrat e mëdha, Milan, Inter dhe Napoli, shkruan GazetaBlic Sport.

“Rossonerët” zbresin në “San Siro” me fillim nga ora 21:00, ku do të përballen me skuadrën e Empolit. Skuadra e Piolit shkëlqeu në stadiumin “Diego Armando Maradona” ndaj Napolit dhe të njëjtën gjë do ta kërkojë edhe sonte.

Rafa Leao nuk do të jetë titullar në këtë ndeshje, sepse nuk është në 100% e kapacitetit të tij dhe do të zëvendësohet nga Ante Rebic.

Ja formacionet zyrtare:

Milan: Maignan; Calabria, Thiaw, Tomori, Theo Hernandez; Tonali, Bennacer; Saelemaekers, Pobega, Rebic; Origi.

Empoli: Perisan; Ebuehi, De Winter, Luperto, Parisi; Fazzini, Marin, Bandinelli; Baldanzi; Caputo, Piccoli.

/GazetaBlic Sport/