Sporti

Formacionet zyrtare: Llapi – Brondby

07/25/2024 18:01
nga:Lorik J

Llapi është mysafir i Brondby nga Danimarka në ndeshjen e parë të rrethit të dytë kualifikues për në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Ndeshja që fillon në ora 19:00, do të luhet në stadiumin “Brøndby Stadion”.

Skuadra nga Podujeva ka përballë një kundërshtar aspak të lehtë, ndërsa do të ishte një sukses po të merrnin një barazim.

Llapi do të synojë që ta përmbyllë kalimin në rrethin e tretë me fitore në Podujevë, por që Brondby ka një skuadër tejet cilësore.

Formacionet zyrtare:
Brondby: Pentz, Klaiber, Lauritsen, Rasmussen, Sebulonsen, Wass, Nartey, Bischoff, Suzuki, F.Bundgaard, Omoijuanfo.

Llapi: Avdyli, Huseini, I.Krasniqi, Bytyqi, Emini, Ahmeti, Musolli, Namani, Blakçori, Gashjani, Baftiu.