Përfaqësuasja e Kosovës sot do të përballet me Lituaninën, në Ligën e Kombeve.
Franco Foda tashmë ka publikuar 11-shen startuse.
Befasi është se portieri Aro Muric është në bankën rezerve.
Në vendin e tij është prurja e re, Amir Saipi.
Në mbrojtje titullar janë Mërgim Vojvoda, Amir Rrahmani, Lumbardh Dellova dhe Donat Rrudhani.
Mesfusha përbëhet nga Valon Berisha, Elvis Rexhbeçaj e Florent Muslija, ndërsa Milot Rashica e Edon Zhegrova janë si sulmues anësor.
Qendërsulmes në vend të Vedat Muriqit të lënduar është Albion Rrahmani.