Në orën 20:45 në “Giuseppe Meazza”, Interi i trajnerit Cristian Chivu do të hapë sezonin e ri të Serie A përballë Torinos së Marco Baronit. Për zikaltërit, lajmi kryesor është mungesa e Hakan Calhanoglu për shkak të skualifikimit. Në vend të tij, Chivu ka vendosur një zgjidhje interesante: Nicolo Barella do të luajë si organizator loje, ndërsa Luka Sucic do të vendoset në rolin e mezalles.
Ashtu siç ishte paralajmëruar, Dumfries dhe Dimarco do të mbulojnë krahët, ndërsa në sulm rikthehet dyshja e zakonshme: Lautaro Martinez dhe Marcus Thuram. Mbrojtja përbëhet nga Pavard, Acerbi dhe Bastoni, me Yann Sommer mes shtyllave.
Nga ana tjetër, Marco Baroni i Torinos ka zgjedhur një 4-3-3 të freskët dhe sulmues. Në portë debuton Daniel Israel, ndërsa në mbrojtje spikat Masina, i cili ka fituar balotazhin ndaj Maripan. Në mesfushë do të luajnë Casadei, Ilkhan dhe Gineitis, kurse Giovanni Simeone nis nga minuta e parë në qendër të sulmit, i përkrahur nga Ngonge e Vlasic.
Formacionet zyrtare:
Inter (3-5-2): Sommer; Pavard, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Sucic, Barella, Mkhitaryan, Dimarco; Lautaro, Thuram.
Trajner: Cristian Chivu.
Torino (4-3-3): Israel; Lazaro, Coco, Masina, Biraghi; Casadei, Ilkhan, Gineitis; Ngonge, Simeone, Vlasic.
Trajner: Marco Baroni.
Ndeshja pritet me interes të madh, pasi për Cristian Chivu kjo është sfida e parë në bankën zikaltër në Serie A, ndërsa Torino kërkon të surprizojë që në debutim.

