Sporti

Formacionet zyrtare: Dukagjini – Drita

04/16/2023 14:06
nga:E K

Dukagjini do të ballafaqohet me Dritën në stadiumin 18 Qershori në Klinë. Ndeshja i takon xhiros së 29 në Superligë dhe nis nga ora 15;00.

Ekipi nga Klina pasi mposhti Prishtinën, do të synojë të befasojë edhe liderin aktual Dritën, ndërsa skuadra gjilanase pretendon të mos e lëshojë kreun e elitës nga duart.

Armend Dallku dhe Arsim Thaqi para sfidës kanë shfaqur formacionet e tyre zyrtare.

Dukagjini: Haxhihamza; Basri, Shala, Santos, Mërlaku, Khmutov, Morina, Kuçi, Zulfiju, Dallku, Hugo.

Drita: Smakiqi; Limani, Krasniqi, Broja, Vitija, Baftiu, Jashari, Selmani, Ajzeraj, Blakçori, Simonovski.