Sporti

Formacionet zyrtare: Drenica – Ballkani

04/16/2023 14:16
nga:E K

Drenica në “Bajram Aliu” pret kampionin aktual Ballkanin në kuadër të xhiros së 29 në Superligë.

Për kuqezinjtë çdo rezultat përveç fitores e thellon krizën për të rënë nga elita, ndëra suharekasit luftojnë për titullin e dytë rresht dhe një gabim në Drenicë do të jetë një hap mbrapa.

Bledar Devolli dhe Ilir Daja kanë shfaqur formacionet e tyre titullare para ndeshjes.

Drenica: Gjokaj; Lushtaku, Kuka, Hoti, Thaqi, Miyamoto, Lopez, Abazi, Bejta, Koxy, Husseini.

Ballkani: Frashëri; Kuç, Ar. Thaqi, As. Thaqi, Dellova, Emërllahu, Korenica, Rrahmani, Gripshi, Zyba, Jashanica.