Emocionet e Ligës së Kampionëve do të jenë prezente edhe sonte me dy ndeshje të tjera fantastike.
Mbrëmë u zhvilluan dy çerekefinalet e para, atje ku Liveprool mposhti Benfican 1 me 3, kurse Manchester City fitoi minimalisht ndaj Atletico Madrid, 1 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.
Sonte është radha për dy çerekfinalet e tjera, atje ku një ndeshje e jashtëzakonshme na pret në Londër. Chelsea është nikoqire e Real Madridit, në ndeshjen ku pritet të ketë spektakël nga të dyja anët.
Lajmi i madh vjen nga Carlo Ancelotti, me trajnerin që sot ka rezultuar negativ dhe do të jetë me skuadrën në këtë takim.Madrilenët do të kërkojnë ‘hakmarrje’ ndaj skuadrës angleze për eliminim që ia shkaktoi në edicionin e kaluar nga Liga e Kampionëve.
Ja formacionet zyrtare të kësaj sfide.
Your Chelsea team tonight! ?#UCL pic.twitter.com/LIxZSuiYQs
— Chelsea FC (@ChelseaFC) April 6, 2022
?✅ ¡Nuestro ?? inicial ? @ChelseaFC_Sp! @UnicajaBanco | #UCL pic.twitter.com/4VzbhvJKAU
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) April 6, 2022


