Kupa e Botës 2022

Formacionet zyrtare: Ballkani – Prishtina

12/11/2022 12:09
nga:E K

Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen Ballkani – Prishtina.

Ballkani pret në shtëpi kryeqytetasit për ndeshjen përmbyllëse të stinorit vjeshtor.

Me një fitore eventuale, kampioni në fuqi do ta rrëmbente kreun e tabelës pasi momentalisht ka vetëm një pikë më pak se Drita si kryesuese.

Nga ana tjetër, Prishtina në ndeshjet e fundit ka pasur rënie të formës dhe në pesë ballafaqimet e fundit ka marrë vetëm një fitore, dy barazime dhe dy humbje.

Para ndeshjes, trajneri Ismet Munishi dhe lojtarët e Prishtinës janë shprehur tejet të motivuar për ta mposhtur kampionin në fuqi.

Ballkani momentalisht ka 37 pikë në vendin e dytë, kurse Prishtina është e katërta me 26 pikë.

Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 13:00.

Prishtina pas pak…