Kristjan Asllani është përzgjedhur për të luajtur nga minuta e parë në ndeshjen e fazës së 1/8-tave në Kupën e Italisë ndaj Parmës.
Zikaltërit janë në kërkim të një biletë për në çerekfinale dhe do të tentojnë t’ia dalin para publikut të tyre në San Siro teksa trajneri Simone Inzaghi i beson edhe talentit të kombëtares shqiptare.
Ndërkohë, nga krahu tjetër, për Parmën në portë është legjenda Gianluigi Buffon që edhe në moshën 44-vjeçare nuk dorëzohet dhe vijon të kërkojë rolin e protagonistit.
Inter: Onana; D’Ambrosio, De Vrij, Bastoni; Dumfries, Gagliardini, Asllani, Mkhitaryan, Gosens; Correa, Lautaro Martinez
Parma: Buffon; Del Prato, Balogh, Osorio, Valenti; Estevez, Bernabè, Sohm; Benedyczak, Vazquez, Man


