Euro2024

Formacionet e mundshme: Shqipëria – Spanja

06/24/2024 09:47
nga:E K

Kampionati Evropian, “Euro 2024” po dhuron emocione më të veçanta për fansat shqiptarë të futbollit.

Shqipëria me pjesëmarrjen e saj në Kampionatin Evropian që po mbahet në Gjermani po paraqitet në mënyrë tejet dinjitoze duke bërë krenar shqiptarët anë e mbanë globit, shkruan GazetaBlic Sport.

Në grupin që cilësohet si ‘i vdekjes’ Shqipëria ka arkëtuar tashmë një pikë ndaj Kroacisë në barazimin 2-2, kurse u mposht nga kampionët në fuqi të Evropës, Italia. Pavarësisht se ‘kuqezinjtë’ ishin duke avancuar që nga minuta e parë me golin e Nedim Bajramit që edhe theu rekordin për golin më të shpejt të realizuar në histori të Kampionateve Evropiane [pas 23 sekondave], Shqipëria nuk arriti ta mbante avantazhin duke humbur ndeshjen e parë të grupit B.

Ndeshja vendimtare ku do të mësohet fati i Shqipërisë në rrugëtimin e saj në “Euro 2024” do të jetë pikërisht ajo e sotmja ndaj Spanjës.

Dueli i sotëm zhvillohet me fillim nga ora 21:00, kurse para fillimit të takimit janë publikuar formacionet e mundshme.

Ja 11’shet që pritet të startojnë:

Shqipëria: Strakosha; Hysaj (Balliu), Ismajli, Gjimshiti, Mitaj; Asllani, Ramadani, Laçi; Asani, Broja, Bajrami.

Spanja:
Raya; Navas, Vivian, Laporte, Grimaldo; Merino, Zubimendi, Baena; Torres, Joselu, Oyarzabal.

/GazetaBlic Sport/