Sporti

Formacionet e mundshme: Milan – Napoli

09/18/2022 10:24
nga:E K

Milan do të përballet sot me Napolin.

Kampioni në fuqi i Italisë, pret në shtëpi liderin aktual të Serie A, Napolin për ndeshjen që zhvillohet me fillim nga ora 20:45, shkruan GazetaBlic Sport.

Napoli është lider me 14 pikë aq sa kanë edhe Atalanta dhe Milan që pozicionohen në vendin e 2’të respektivisht 3’të në tabelë.

Para fillimit të takimit janë zbuluar formacionet e mundshme.

Ja 11’shet që priten të startojnë:

AC Milan:Maignan; Calabria, Tomori, Kalulu, Hernandez; Bennacer, Tonali; Messias, De Ketelaere, Saelemaekers; Giroud.

Napoli: Meret; Di Lorenzo, Kim, Rrahmani, Rui; Anguissa, Lobotka; Politano, Zielinski, Kvaratskhelia; Raspadori.

/GazetaBlic Sport/