Kosova do të luajë sot ndeshjen e dytë të Ligës së Kombeve ndaj Greqisë.
Pas fitores në ndeshjen hapëse të grupit 2 në Ligën C të Nations League ndaj Qipros, Dardanët kërkojnë ta vazhdojnë serinë e mirë në “Fadil Vokrri”, shkruan GazetaBlic Sport.
Edhe Greqia vjen nga një fitore dhe të dy skuadrat hyjnë në këtë takim si lidere të grupit.
Para ndeshjes janë zbuluar formacionet e mundshme.
Ja 11’shet që priten të startojnë:
Kosova: Muric; Kastrati, Rrahmani, Kryeziu, Aliti; Berisha, Loshaj, Idrizi; Zhegrova, Muriqi, Rashica.
Greqia: Vlachodimos; Rota, Mavropanos, Chatzidiakos, Tsimikas; Bouchalakis, Kourbelis; Limnios, Bakasetas, Masouras; Giakoumakis.
/GazetaBlic Sport/


